spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
07:56
HomeKulturëShowBizReagin familja e Gertës, hedh akuza ndaj Gjestit

Reagin familja e Gertës, hedh akuza ndaj Gjestit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Familja e Gerta Gixharit ka reaguar ashpër pas reagimeve të shumta ndaj sjelljeve të saj, kundër Gjestit, të cilit i hodhi birrë fytyrës, që u bë shkak që ai të kërkonte ndihmën e mjekëve.

Kujtojmë se pas incidentit në shtëpi mbërriti një zarf i zi, me të cilin është anuluar televotimi aktual, ndërsa vendimi në zarfin e zi do sqarohet përmbajtja e tij në prime-n e së martës.

- Advertisement -

Reagimi i familjes së Gertës:

Përshëndetje të gjithëve!

- Advertisement -

Duke parë gjithë reagimet tuaja në rjetet sociale, gjithë gjuhën tuaj të urretjes ndaj Gertës për veprimin që lagu Gjestin me shampanjë & birrë. Dua t’ju bëj me dije që ishte ai që filloi duke lagur me shampanjë Loredanën dhe Jozin. Pse pikërisht këtu nuk reagoi asnjë? Pse pikërisht në veprimin e Gertës u ngrit në këmbë “Dinastia” e Rozanës duke përfituar nga ky moment dhe iu vërsulën menjëherë Gertës. Pse nuk u ngrit kjo “dinasti” ta ndalojë Gjestin dhe të mbrojë Loredanën që u lag me shampanjë? Apo harrova, vëmendja tashmë është tek GERTA dhe duan të kapin “PRIME-n”, sepse me Loredanën nuk iu leverdis të mbrojnë, se nuk duan që të kthehen kundra Gjestit si kundërshtar. Pasi ndodhi e gjithë kjo situatë, Gerta është interesuar për shëndetin e Gjestit duke e pyetur. Madje, edhe kur u rikthye në shtëpi Gjesti e pyeti sërish, por dinastia nuk e la që të flisnin, pasi ata duan ta vënë kundra Gertës dhe që të mos sqarohen së bashku. Tani një gjë nuk kuptoj unë nga komentuesit e rrjeteve sociale. Kur Gerta luan dhe qesh me Gjestin komentoni duke shprehur dashuri dhe pozitivitet. Ndërsa kur Gerta bën debat apo konflikt me Gjestin e sulmoni menjëherë Gertën duke hedhur poshtë gjithë komentet që keni bërë në fillim. E fundit, të gjithëve besoj ju ka ndodhur t’ju lagin me shampanjë ose birrë nëpër festa familjare. Madje ndodh shpesh kudo kur dikush fiton një ndeshje, një garë apo në një kampionat futbolli, të gjithë lagen me shampanjë dhe asgjë nuk u ndodh. Dhe për ta mbyllur: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq, por gjithçka u nis me shaka si një lojë!

Familja e Gertës u justifikua me idenë se diçka e tillë ndodh nëpër dasma apo raste të veçanta. POR Gerta gjatë përballjes me Gjestin, pak para incidentit i tha atij: se lagia me shampanjë është diçka e pahijshme ndaj ajo i kërkoi banorit pak seriozitet.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat