Për herë të parë prej se është përmbyllur Big Brother Vip Kosova, ka reaguar emri aktualisht më i përfoluri.
Fjala është për Xheneta Fetahun.
Ajo ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën, derisa ka thënë se i duhet kohë të reflektoj me zhvillimet që kanë ndodhur jashtë dhe që sipas saj i kanë ndryshuar jetën.
“Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që më mbështetën gjatë gjithë kohës në Big Brother Kosova. E veçoj familjen time, shoqërinë time besnike dhe çdo individ që ka shprehur dashuri dhe kujdes për mua. Përkrahja juaj ka qenë një burim force dhe motivimi për të vazhduar. Dua gjithashtu të kërkoj ndjesë që ende nuk kam qenë e gatshme për intervista. Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie që më ndryshoi jetën. Të kuptoni që kjo periudhë është e rëndësishme për mua. Për gazetarët, një apel për kujdes më të madh në përdorimin e fjalëve, sepse loja ka përfunduar dhe tani jam në jetën reale. Ju lutem, respektoni kufijtë dhe ruani integritetin e familjes sime, aman bile për ata të keni pak mëshirë kur e nxerni mllefin që keni brenda. Faleminderit të gjithëve për mbështetje, mirëkuptim dhe dashuri! Tregoni edhe pak durim. E juaja Xheneta 😘”, ka shkruar ajo.



