Familja e Gjestit ka reaguar sërish pas deklaratës skandaloze të Jozit, që këtij të fundit i kushtoi me përjashtim nga spektakli.
Sipas grupit menaxhues të Gjestit, komentet nuk kanë prekur veç atë, por Kosovën.
”Të etiketosh një qytetar të Kosovës me atë fjali që nuk na e nxe as goja, është një nga fyerjet më të mëdha që mund t’i bësh. Është denigruese dhe e dhimbshme”, u shprehën ata.
Familja është shprehur e lumtur me vendimin për përjashtimin e Jozit.
“Të lumtur që produksioni mori masa të menjëhershme”.
Familja e Gjestit u shpreh se nuk e falin këtë fyerje dhe duan më shumë respekt.
”Të gjithë mund të kenë debate dhe mospajtime brenda një loje, por askush nuk ka të drejtë të prekë plagë që ende nuk janë shëruar. Gjaku që është derdhur mbi këtë komb nuk bën dallime mes nesh”, përfunduan ata.



