spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:19
HomeSportReal Madrid kërkon yllin e Chelsea-s

Real Madrid kërkon yllin e Chelsea-s

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Real Madrid është një nga ato klubet e mëdha që e nis merkaton muaj më parë dhe nuk lë asgjë për momentet e fundit.

Objektivi i radhës i madrilenëve është Mamadou Sarr, qendërmbrojtësi i Chelsea-s, i huazuar te Strasbourg në Ligue 1.

- Advertisement -

Me një gjatësi 1.94 metra, Sarr shquhet për aftësitë e tij ajrore, shpejtësinë, aftësinë e mbajtjes së topit dhe zotësinë në duelet një me një.

Chelsea ka paguar 20 milionë euro për kartonin e tij dhe të paktën deri në fund të këtij sezoni, Sarr do jetë i huazuar te Strasbourg.

- Advertisement -

Me formën e treguar deri tani, nuk ka dyshime që francezi 20-vjeçar do të luajë në një ekip elitar sezonin e ardhshëm.

Nëse jo te Chelsea, e ardhmja e tij mund të jetë te Real Madrid.

Klubi madrilen e ka emrin e lojtarit në agjendën e merkatos së ardhshme, mbetet për t’u parë si do shkojnë bisedimet mes palëve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat