Dëmtimet e shumta kanë detyruar Real Madridin që të mendojë për ndërhyrjen në merkato.
Për momentin emri më i përmendur është ai i Alexander-Arnold, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit, teksa sipas mediave, mbrojtësi vështirë se mund të largohet nga Liverpool në afatin kalimtar të janarit.

Ideja e re e Los Blancos është ajo e Diogo Dalot.
Për mbrojtësin portugez, Manchester United kërkon hiç më pak se 50 milionë euro.

Natyrisht, një shifër e lartë, me klubin kampion të Europës që për të bindur “Djajtë e kuq” duhet të bëjnë një sakrificë ekonomike për të përforcuar kështu krahun e djathtë.



