spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:06
HomeSportReal triumfon ndaj Juventusit, e pret sfida me Dortmundin

Real triumfon ndaj Juventusit, e pret sfida me Dortmundin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Real Madrid mundi me rezultatin 1-0 Juventusin dhe siguroi biletën për në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube, ku do ndeshet me Dortmundin, i cili triumfoi ndaj ekipit Monterrey.

Në minutën e 7-të, Juventus pati shansin e artë të kalonte në avantazh, ku pas një kundërsulmi të shpejtë dhe një topi shumë të bukur të Kenan Yildiz, Kolo Muani i vetëm përballë Courtois, gabon duke çuar topin mbi traversë.

- Advertisement -

Një mundësi të artë Reali e kishte edhe në minutën e 29-të, por Jude Bellingham gaboi para portës.

Në fillim të pjesës së dytë, madrilenët gjetën golin e avantazhit në minutën e 53-të me zbulimin e Kupës së Botës për Klube, Gonzalo Garcia, i cili shënoi me kokë pas asistit të mrekullueshëm të Alexander-Arnold, i pari me fanellën e Realit.

- Advertisement -

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat