Rregullimi i mesfushës dhe pjesës ofensive është rregulluar tek Real Madridi, por kjo duket se është e pamjaftueshme për shefin Florentino Perez.
Ai tashmë është në kërkim të një qendër mbrojtësi dhe këtu në krye të listës është William Saliba.
Mediumi le10sport, klubi madrilen po tenton të arrijë një akord me Arsenalin edhe pse transferimi i francezit do të jetë minimalisht për 80 milionë euro.
Saliba aktualisht konsiderohet një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë, në mos më i miri.
Los Blancos kanë biseduar me përfaqësuesit e Salibas për të kuptuar sesa i mundshëm është ky operacion.