James Cameron ka zbuluar se pjesa e tretë e sagës së tij Avatar, që do të quhet ‘Avatar: Fire and Ash’, do të dal në dhjetor dhe supozohet të jetë mbi 3 orë i gjatw.
Në një intervistë me Empire Magazine, Cameron tregoi se çfarë mund të presin tw apasionuarit e kwtij filmi.
Ai vuri në dukje se qëllimi i tij nuk është të përsërisë atë që është bërë në dy filmat e mëparshëm, por në vend të kësaj të bëjë “zgjedhje të guximshme” që do të befasojnë audiencën.
Megjithatë, Cameron duket se është i bindur se aventura e tretë do t’i japë audiencës diçka që nuk e kanë parë kurrë më parë.
“Ne kemi disa skena shumë të zgjuara aksioni. Por ajo që më emocionon mua si një artist që kohët e fundit ka mbushur 70 vjeç dhe i ka bërë të gjitha këto gjëra, nuk është vetëm mundësia për ta bërë sërish, por për të arritur në një nivel karakteri dhe intrigash që nuk e keni parë më parë në një film Avatar. Ne kemi dyfishuar numrin e xhirimeve të përfunduara në këtë fazë të lojës sesa në filmin dy (dhe) filmat janë afërsisht të barabartë”.
“Avatar” i vitit 2009 është aktualisht filmi me fitimet më të larta ndonjëherë, duke fituar 2.9 miliardë dollarë në mbarë botën. “Avatar: The Way of Water” u publikua në vitin 2022 dhe vjen në vendin e tretë me 2.3 miliardë dollarë. “Avatar: Fire and Ash” do të shfaqet në kinema më 19 dhjetor 2025. Tre filma të tjerë Avatar do të vijnë në gjashtë vitet e ardhshme. “Avatar 4” do të dalë në kinema në dhjetor 2029, i ndjekur nga “Avatar 5” në dhjetor 2031.
Ka akoma më shumë.
Së fundmi, Cameron konfirmoi planet për Avatar 6 dhe Avatar 7. Megjithatë, duket se ai e ka përjashtuar veten nga regjisori i pjesëve të gjashtë dhe të shtatë.



