spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:30
HomeKosovaZgjedhjet 2025Regjistrimi online i votuesve me nevoja të veçanta përmes ekipeve mobile

Regjistrimi online i votuesve me nevoja të veçanta përmes ekipeve mobile

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhje (KQZ) ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim në ditën e zgjedhjeve.

Për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ thotë se do të angazhojë ekipet mobile në çdo komunë më 9 shkurt 2025.

- Advertisement -

Procesi i regjistrimit të këtyre votuesve ka filluar më 4 janar dhe do të përfundojë më 5 shkurt 2025.

Me qëllim të lehtësimit të regjistrimit të këtyre votuesve, KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://vpnv.kqz-ks.org/

- Advertisement -

Votuesit me nevoja të veçanta përfshijnë këto kategori:

  1. Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia;
  2. Personat me lëvizje të kufizuar në institucione, si: spitale, shtëpi për të moshuarit dhe strehimore; dhe
  3. Personat në rrethana të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim për shkaqe sigurie apo janë në arrest shtëpiak.
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat