Për herë të 41-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Edhe këtë herë kryesuesi i seancës, Avni Dehari kërkoi nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati as kësaj here nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe. Deputetë të PDK-së, LDK-së e AAK-së i kërkuan kryesuesit që t’i kthehet rendit të ditës.
Nga deputetët 99 sa ishin në sallë, 54 votuan për, kundër dhe abstenim nuk pati.
Paraprakisht kryesuesi Avni Dehari vlerësoi aktin e miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut.