spot_img
E enjte, 19 Mars, 2026
13:00
HomeEkonomiRemitencat në Kosovë arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025

Remitencat në Kosovë arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Remitencat drejt Kosovës gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën 1.4 miliardë euro, duke shënuar rritje prej 59 milionë eurosh ose rreth 4% krahasuar me vitin 2024, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti GAP dhe të bazuara në statistikat e Banka Qendrore e Kosovës.

Pjesa më e madhe e remitencave vazhdon të vijë nga Gjermania, me 547.4 milionë euro, që përbëjnë 39 për qind të totalit. Pas saj renditet Zvicra me 250.2 milionë euro apo 18 për qind.

- Advertisement -

Kontribut të konsiderueshëm kanë dhënë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 102.5 milionë euro (7%), si dhe Austria me 59.3 milionë euro (4%). Ndërkohë, Italia ka dërguar 54.3 milionë euro (4%), Franca 48.4 milionë euro (3%), Suedia 47.0 milionë euro (3%) dhe Belgjika 46.2 milionë euro (3%).

Nga Mbretëria e Bashkuar kanë ardhur 36.9 milionë euro (3%), ndërsa nga Norvegjia 29.8 milionë euro (2%).

- Advertisement -

Të dhënat tregojnë se diaspora mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës, duke luajtur rol të rëndësishëm në mbështetjen e konsumit familjar dhe stabilitetin ekonomik të vendit.

Ndërsa, sipas Banka Qendrore e Kosovës remitencat vazhdojnë të jenë një burim i qëndrueshëm i të ardhurave për shumë familje dhe faktor i rëndësishëm në ekonominë e përgjithshme të vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat