Reperi amerikan Sean “Diddy” Combs, është dënuar me katër vjet e dy muaj burg për për dy akuza që lidhen me transportin për t’u angazhuar në prostitucion.
Ai gjithashtu duhet të paguajë një gjobë prej 500,000 dollarësh.
Combs iu drejtua gjykatës më parë dhe iu lut gjyqtarit për mëshirë, duke i quajtur veprimet e tij “të neveritshme, të turpshme dhe të sëmura”.
Combs u kërkoi falje viktimave dhe “të gjitha viktimave të dhunës në familje”.
Mbrojtja ka paralajmëruar ankesë në gjykatë ndaj këtij vendimi.
Menjëherë ka reaguar edhe avokati ish të dashurës së Daddy-t.
“Ndërsa asgjë nuk mund ta zhbëjë traumën e shkaktuar nga (Sean “Diddy”) Combs, dënimi i dhënë sot njeh ndikimin e veprave të rënda penale që ai kreu. Jemi të bindur se me mbështetjen e familjes dhe miqve të saj, znj. Ventura do të vazhdojë të shërohet duke ditur se trimëria dhe guximi i saj kanë qenë frymëzim për kaq shumë njerëz”, shkroi Doug Wigdor, avokati i Cassie Ventura.



