spot_img
E premte, 27 Mars, 2026
01:25
HomeBotaAmerikaRepublikanët braktisin mbledhjen sekrete për Iranin: "Na gënjyen për...

Republikanët braktisin mbledhjen sekrete për Iranin: “Na gënjyen për…

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nancy Mace dhe Mike Rogers shpërthejnë ndaj Pentagonit, duke akuzuar Shtëpinë e Bardhë për fshehjen e planeve për dërgimin e trupave në terren (“boots on the ground”).

Burime nga brenda mbledhjes zbulojnë tre objektiva të reja sekrete: Marrja e Ishullit Kharg, sigurimi i materialit bërthamor dhe “Regime Change” (ndryshimi i regjimit).

Fatura e luftës pritet të kapi shifrën marramendëse prej 200 miliardë dollarësh, ndërsa 7,000 trupa elitë janë tashmë rrugës drejt Iranit???


Capitol Hill u shndërrua në një fushëbetejë politike këtë të mërkurë. Ligjvënësit republikanë, tradicionalisht mbështetës të Trump, dolën të tërbuar nga briefing-u i Pentagonit. Nancy Mace deklaroi hapur se publiku po mashtrohet, ndërsa kryetari i komisionit, Mike Rogers, paralajmëroi se administrata po refuzon të japë përgjigje për drejtimin e Operacionit “Furia Epike”.

Përplasja e vërtetë fshihet te ndryshimi i “rregullave të lojës”. Derisa publikisht Shtëpia e Bardhë thotë se qëllimi është shkatërrimi i raketave dhe marinës iraniane, prapa dyerve të mbyllura po flitet për pushtimin e Ishullit Kharg—pika ku përpunohet 90% e naftës së Iranit. Marrja e këtij ishulli do të thoshte gjunjëzim total ekonomik i Teheranit, por me një kosto të lartë në jetë njerëzish.

- Advertisement -

Irani ka filluar tashmë minimin e zonave të mundshme të zbarkimit, duke u përgatitur për mbrojtje “dhëmb për dhëmb”. Ndërkohë, 7,000 trupa nga Divizioni 82 Ajror dhe Marina po i afrohen zonës së konfliktit. Frika e madhe e ligjvënësve është se po hyhet në një luftë pa kthim, qëllimi i së cilës tani përfshin edhe përmbysjen e regjimit klerikal, një pikë që përputhet me axhendën e Netanjahut, por që Trump e kishte shmangur në mesazhet publike.

Shtëpia e Bardhë, përmes zëdhënëses Anna Kelly, i ka mohuar këto pretendime duke i quajtur “të rreme”, por tensioni në Kongres thotë të kundërtën. Me një kërkesë të pritshme për 200 miliardë dollarë shtesë për Pentagonin, Republikanët po fillojnë të pyetësin: “Ku po na çon kjo rrugë?”

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat