spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
05:00
HomeSiguriaPoliciaReshje shiu në Kosovë, policia u bën thirrje drejtuesve për kujdes në...

Reshje shiu në Kosovë, policia u bën thirrje drejtuesve për kujdes në trafik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik gjatë kushteve me shi për sigurinë tuaj dhe të të gjithë pjesëmarrësve në rrugë.

Mëngjesi i sotëm nisi me reshje të mëdha shiu në disa zona të Kosovës. Me këtë rast, Policia e Kosovës ka apeluar te shoferët që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes së veturës dhe ndaj pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

- Advertisement -

Policia kërkon që të respektohen këshillat thelbësore për një ngasje të sigurt:

Mbani dritat e ndezura gjatë gjithë kohës, pasi ato përmirësojnë dukshmërinë si për ju, ashtu edhe për të tjerët në rrugë.

- Advertisement -

Zvogëloni shpejtësinë, duke pasur parasysh se rruga e lagur kërkon distancë më të gjatë për frenim.

Shmangni çdo shpërqendrim gjatë ngasjes, përfshirë përdorimin e telefonit, vëmendja e plotë duhet t’i kushtohet rrugës.

Mbani distancë të mjaftueshme pasuese mes automjeteve, për të parandaluar aksidentet e mundshme.

Mos lejoni që reshjet e shiut të ndikojnë në përqendrimin tuaj. Kujdesi dhe përgjegjësia në trafik janë çelësi për të mbrojtur jetën tuaj dhe atë të të tjerëve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat