spot_img
E mërkurë, 1 Prill, 2026
23:37
HomeKosovaReshjet e borës bllokojnë qarkullimin për kamionë në rrugën Pejë-Kullë-Rozhajë

Reshjet e borës bllokojnë qarkullimin për kamionë në rrugën Pejë-Kullë-Rozhajë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të borës, rruga Pejë-Pika e Kalimit Kufitar Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është bërë e pakalueshme për kamionë.

Sipas njoftimit, për automjetet e udhëtarëve qarkullimi lejohet vetëm me pajisje dimërore të detyrueshme.

- Advertisement -

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës.

“Ju njoftojmë se rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas nga reshjet e borës është e pa kalueshme për kamionë ndërsa për automjete të udhëtareve të domosdoshme janë pajisjet dimërore”, thuhet në njoftim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat