spot_img
E diel, 15 Mars, 2026
21:11
HomeKulturëRestaurimi i “Karakollit” në fushën e Çajupit, aset unik me potencial zhvillimin...

Restaurimi i “Karakollit” në fushën e Çajupit, aset unik me potencial zhvillimin e turizmit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër ka përfunduar punimet e restaurimit të “Karakollit” në Fushën e Çajupit, Monument Kulture i Kategorisë së Parë me vlera të veçanta historike dhe arkitekturore për zonën e Zagorisë.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u shpreh se ndërhyrja e realizuar ka mundësuar ruajtjen e integritetit të objektit dhe rikthimin e vlerave të tij origjinale, duke i dhënë jetë një dëshmie të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare.

- Advertisement -

Ky restaurim është i pari që kryhet për këtë monument dhe e bën “Karakollin” një aset unik, me potencial të lartë për zhvillimin e turizmit kulturor dhe natyror në Fushën e Çajupit dhe në zonën e Zagorisë.

“Kjo ndërhyrje mundësoi ruajtjen e integritetit të objektit dhe rikthimin e vlerave të tij, duke i dhënë jetë një dëshmie të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore”, theksoi Gonxhja.

- Advertisement -

Restaurimi është realizuar për herë të parë për këtë monument, i cili mbetet objekti i vetëm i këtij lloji dhe një aset me potencial për zhvillimin e turizmit kulturor dhe natyror në Fushën e Çajupit dhe në Zagori. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat