spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:26
HomeKulturëRestaurohet ikona e “Shën Kollit”

Restaurohet ikona e “Shën Kollit”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Laboratori i Restaurimit dhe Konsolidimit pranë Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar është në përfundim të procesit të restaurimit të ikonës së “Shën Kollit”.

Ky thesar ikonografik e ka origjinën nga fshati Rehovë i Ersekës.

- Advertisement -

Dëmtimet e shkaktuara nga kushtet e ndryshme, si lagështira, kishin rrëzuar një pjesë të shtresës pikturale duke zbuluar gruntin e bardhë. Verniku ishte errësuar dhe oksiduar. Pas konsolidimit të shtresës së gruntit dhe shtresës së pikturuar, si dhe pas largimit të vernikut të degraduar do të kryhen ndërhyrjet estetike.

Laboratori i Restaurimit dhe Konsolidimit është një pjesë përbërëse, shumë e rëndësishme e MKAM, që në hapje të tij, prej 1980-ës.

- Advertisement -

Ikonat shekullore që u mbijetuan kushteve atmosferike dhe degradime të ndryshme, u mblodhën nga studiues dhe akademikë, të cilët gjatë kohës së diktaturës i mblodhën dhe i shpëtuan nga shkatërrimi i ideologjisë ateiste në emër të “trashëgimisë kulturore”. Ikonat u sollën në Korçë, ku u restauruan, u mbrojtën dhe u ekspozuan në Muzeun e Artit Mesjetar. Prej vitit 2018, laboratori u kthye në Qendrën e Restaurimit dhe Studimit të Ikonave. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat