spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
01:52
HomeKulturëRestaurohet ikona “Shën Maria” e vitit 1814 në Lubonjë të Korçës

Restaurohet ikona “Shën Maria” e vitit 1814 në Lubonjë të Korçës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas një pune të gjatë nga kuratorët profesionistë ka përfunduar ndërhyrja restauruese e ikonës “Shën Maria” në Lubonjë të Korçës.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, teksa ndau foto të veprës para dhe pas restaurimit.

- Advertisement -

Sot ikona paraqitet në shkëlqimin e saj të dikurshëm. Ikona “Shën Maria”, e krijuar në vitin 1814, është një testament i artit të asaj periudhe.

- Advertisement -

Gjatë procesit, restauratorët përdorën teknika moderne për të restauruar detajet e imazhit, duke ruajtur gjithashtu materialet origjinale dhe karakteristikat që e bëjnë këtë ikonë të veçantë, raporton atsh.

“Me përfundimin e restaurimit, ky objekt do të vazhdojë të jetë një pikë referimi për besimtarët dhe vizitorët që duan të njohin më shumë për kulturën dhe historinë e kësaj zone të rëndësishme”, u shpreh Filo.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat