Miliarderi Elon Musk po udhëheq përpjekjet e Donald Trump për të bërë shkurtime drastike në shpenzimet e qeverisë federale.
Rolet që ai ka marrë në qeverinë e re amerikane janë aq të shumta sa revista Time kritikon zgjedhjen e Trump, duke e vendosur miliarderin në zyrën e presidentit amerikan.
Në kopertinën e Time, miliarderi është paraqitur në zyrën e presidentit amerikan duke mbajtur një filxhan dhe titulli është “në zemër të përplasjes së Elon Musk me aparatin shtetëror amerikan”.
Musk ka marrë përgjegjësinë për Zyrën e sapokrijuar të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), e cila synon të shkurtojë shpenzimet e qeverisë federale, me qëllim që ta bëjë atë më efikas. Kohët e fundit, Elon Musk tha se synon të mbyllë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Sipas Time, Elon Musk “ka qenë i autorizuar të çmontojë një pjesë të madhe të burokracisë federale – duke shkurtuar buxhetet, duke zvogëluar shërbimin civil dhe duke hequr aftësinë e agjencive të pavarura për të penguar qëllimet e presidentit”.