spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:02
HomeKosovaZgjedhjet 2025Rexhepi akuzon partitë shqiptare për blerje votash, përfshirë edhe LVV-në

Rexhepi akuzon partitë shqiptare për blerje votash, përfshirë edhe LVV-në

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Emilia Rexhepi, kandidate për kryetare të Prizrenit nga NDS-i i komunitetit boshnjak, ka lëshuar akuza të rënda në adresë të partive shqiptare, duke i akuzuar ato për blerje votash.

Në një intervistë në “Debat Plus”, ajo tha se ky fenomen është i përhapur dhe se nuk bën përjashtim as Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

- Advertisement -

“Partitë shqiptare kanë depërtuar nëpër fshatra për të blerë vota, të gjitha e bëjnë…është sekret publik” theksoi Rexhepi, duke ngritur shqetësimin se ky praktikim i dëmshëm vazhdon të deformojë vullnetin e qytetarëve.

Tutje ajo shtoi se ka pasur bashkëpunim të gjatë me PDK-në në nivel lokal, duke e cilësuar këtë parti si të suksesshme në Prizren.

- Advertisement -

Megjithatë, Rexhepi theksoi se koha ka ndryshuar dhe se nuk dëshiron të flasë negativisht për asnjë kundërkandidat, përfshirë edhe Shaqir Totajn.

“Nuk më pengojnë kundërkandidatët, i konsideroj kolegë në këtë garë. Por nëse dikujt i pengon që boshnjakët kanë kandidatin e tyre, sepse janë mësuar të blejnë vota, është problem i tyre”, tha Rexhepi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat