spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
13:06
HomeKosovaRexhepi shpjegon arsyet e votës së saj për kryetaren e Kuvendit

Rexhepi shpjegon arsyet e votës së saj për kryetaren e Kuvendit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Emilja Rexhepi, ka folur rreth votës së saj për kryetare të Kuvendit.

Rexhepi, ka thënë se ajo e di që vetëm Albulena Haxhiu, është kandidate për kryetare të Kuvendit dhe nuk ka informacion nëse për këtë pozitë mund të jetë edhe kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj.

- Advertisement -

“Unë e di që kandidati është LVV Albulena, por nuk e di se çfarë thuhet dhe kush e thotë, nuk kam informacion”, tha ajo.

E pyetur se a do ta votonte Limajn për këtë pozitë, Rexhepi ka thënë se LVV si parti fituese do të duhej ta propozonte njeriun e vetë nga radhët e saj.

- Advertisement -

“Kjo është një histori tjetër, mendoj se LVV-ja si partia më e fortë politike në parlament me 48 deputetë ka të drejtë të propozojë njeriun e vet”, u shpreh ajo, për frontonline.

Ajo deklaroi se mund edhe të japin propozimin e tyre për kryetar të Kuvendit.

“Nuk e di, do të shohim. Ne si grup multietnik prej 8 deputetësh që mbështesim qeverinë e Albin Kurtit, ndoshta mund të japim edhe propozimin tonë. Tani për tani votojmë për Albulenën, ajo është e vetmja kandidate”, tha Rexhepi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat