HomeEx-BRSSInvazioniRezidenca ku jetonte ambasadori shqiptar në Kiev u shkatërrua nga sulmet ruse

Rezidenca ku jetonte ambasadori shqiptar në Kiev u shkatërrua nga sulmet ruse

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Rezidenca e ambasadorit shqiptar në Kiev është përfshirë mbrëmjen e djeshme nga sulmet ruse, teksa dëmet materiale kanë qenë të shumta.

Në videot e siguruara ekskluzivisht nga gazetari i Top Channel, ambasadori Ernal Fino ka treguar shkatërrimet e shpërthimeve.

- Advertisement -

“Kjo është pasojë e sulmit me raketa dhe ja godina e banesës sime, copat e xhamit janë kudo”, tregon ai.

Rusia ka ndërmarrë një tjetër sulm masiv me raketa balistike dhe dronë ndaj Ukrainës, duke goditur objektiva civile.

- Advertisement -

Sipas autoriteteve shqiptare, gjatë sulmeve të natës së fundit është goditur edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo, çka konsiderohet një përshkallëzim i rëndë i agresionit rus dhe një kërcënim serioz për personelin diplomatik.

Për fat të mirë, ambasadori shqiptar nuk është lënduar. Shqipëria e ka dënuar ashpër sulmin, duke theksuar se goditja e zonave civile dhe vënia në rrezik e diplomatëve përbën shkelje të rëndë të normave ndërkombëtare dhe një tjetër dëshmi të kostos njerëzore të luftës. /TCh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat