spot_img
E diel, 26 Tetor, 2025
02:47
HomeKosovaZgjedhjet 2025Rezultatet përfundimtare nga KQZ - Ja cilat komuna fituan dhe cilat shkuan...

Rezultatet përfundimtare nga KQZ – Ja cilat komuna fituan dhe cilat shkuan në balotazh

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 12 tetor 2025.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatet përfundimtare për 35 komunat e vendit nga 38 sa janë gjithsejtë.

- Advertisement -

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, theksoi se rezultatet do të publikohen ditëve në vazhdim në Prishtinë, Junik dhe Mamushë, pasi ka ankesa në PZAP që janë ende në shqyrtim.

Komunat kryesore të vendit, mes tyre Gjakova, Gjilani, Prizreni, Peja, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Fushë-Kosova dhe Vushtrria – do të vendosin fituesin në raundin e dytë.

- Advertisement -

Në Gjilan, Alban Hyseni i LVV-së u ndal në vetëm 49.80 për qind, duke qenë më pak se një pikë larg për ta mbyllur garën pa balotazh.

Ndërkohë, 11 komuna, me shumicë shqiptare, e mbyllën procesin që në raundin e parë. Deçani, Gllogovci, Istogu, Kamenica, Lipjani, Podujeva, Skenderaji, Shtimja, Ferizaj, Malisheva dhe Hani i Elezit siguruan fitues pa balotazh.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 9 nëntor.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat