spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
17:59
HomeKosova“Ribashkimi” në PDK: Driton Ajazi, kandidat për kryetar komune në Drenas?

“Ribashkimi” në PDK: Driton Ajazi, kandidat për kryetar komune në Drenas?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

storm•/Zgjedhjet2025: Pjesa e ndarë e PDK-së në Drenas, që në zgjedhjet e kaluara garuan si “Demokratët për Drenasin”, është rikthyer në Partinë Demokratike të Kosovës. Sipas burimeve të storm•, marrëveshja përfshin kandidimin e Driton Ajazit për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ajazi, që dikur kishte garuar kundër PDK-së për postin e kryetarit të Drenasit, tashmë ka publikuar foto të ribashkimit. Megjithatë, një detaj që storm• e ka mësuar nga burimet e veta është ndikimi i mundshëm i këtij zhvillimi për Ramiz Lladrovcin, kryetarin aktual të komunës dhe të degës së PDK-së në Drenas.

- Advertisement -

Ky ribashkim duket si një përpjekje për të forcuar unitetin brenda partisë, ndërsa Demokratët për Drenasin kanë konfirmuar mbështetjen e tyre për Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër dhe për kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Pavarësisht ribashkimit, Demokratët për Drenasin theksojnë se qëndrimet e tyre mbi qeverisjen lokale mbeten të pandryshuara. Në zgjedhjet e ardhshme lokale, ata do të garojnë, tashmë nën siglën e PDK-së, në përputhje me marrëveshjen e re.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat