spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
18:00
HomeKulturë“Ridënimi” i Fatos Lubonjës, kandidat për çmimin letrar “Angelus” 2025

“Ridënimi” i Fatos Lubonjës, kandidat për çmimin letrar “Angelus” 2025

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit njoftoi se, romani “Ridënimi”, i shkrimtarit Fatos Lubonja, është kandidat për çmimin letrar “Angelus” 2025.

Vepra e përkthyer në polonisht, është një prej 14 librave që garojnë për çmimin “Angelus”, çmimi për Letërsinë e Evropës Qendrore.

- Advertisement -

“Ridënimi” (Drugi wyrok) i autorit Fatos Lubonja është përkthyer në gjuhën polake me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit falë “Fondit të Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj”, një fond i përvitshëm nga QKLL.

Ky libër që vjen në gjuhën polake nën përkthimin e Dorota Horodyska dhe botuar nga shtëpia botuese polake “Pogranicze” i përket gjinisë së kujtimeve dhe është një ndër librat më të rëndësishëm të kujtesës.

- Advertisement -

“Angelus”, çmimi për Letërsinë e Europës Qendrore, vlerësohet si çmimi më i rëndësishëm në fushën e prozës së përkthyer në gjuhën polake.

QKLL bëri të ditur se, lista përfundimtare prej shtatë titujsh të nominuar për “Angelus” 2025 do të zbulohet në shtator. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat