spot_img
E enjte, 28 Maj, 2026
20:05
HomeKulturëRikonstruktohet ura e drunjtë në Kalanë e Lezhës

Rikonstruktohet ura e drunjtë në Kalanë e Lezhës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Këtë sezon turistik çdo vizitor që do t’i drejtohet Kalasë së Lezhës do ketë një akses më të sigurt falë rikonstruksionit të plotë të strukturës lidhëse mes parkingut dhe rrugës së kalasë.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër përcolli pamje nga puna për rikonstruksionin e urës, e cila duke qenë se është ndërtuar shumë kohë më parë, ishte në gjendje krejtësisht të amortizuar duke ua bërë të vështirë vizitorëve kalimin në të. Ajo shërbente për kalimin e vizitorëve mbi varrezat mesjetare drejt hyrjes së kalasë, por dërrasat u kalbën dhe struktura u shkatërrua.

- Advertisement -

Tashmë do të ketë një pasarelë më solide, duke kombinuar strukturën mbajtëse me hekur dhe dysheme druri. Në këtë mënyrë do të rritet siguria për vizitorët si dhe kujdesi për strukturat arkeologjike të nekropolit lindor të Lezhës që ruhet në territor

Kalaja e Lezhës ngrihet në lindje të qytetit në majë të një kodre me lartësi 186 metra.

- Advertisement -

Ajo ka origjinë ilire dhe dokumentohet se ishte në listën e rindërtimeve të mëdha të perandorit ilir Justiniani i Madh.

Prej Kalasë shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik. Kalaja e qytetit antik të Lezhës rrethohet nga mure të periudhave të ndryshme që vijojnë nga antikiteti shek.IV p.k me emrin qyteti i lashtë i Lisit.

Këto janë mure të fuqishme me blloqe të mëdha guri.  Në kështjellë ka tri porta, dy të parat janë ndërtuar në vendet ku ishin portat e qytetit antik të Lisit. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat