spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
19:27
HomeSiguriaPoliciaRikthehen grabitjet në mes të ditës në Prishtinë

Rikthehen grabitjet në mes të ditës në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një institucion mikrofinanciar është grabitur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

“Sot rreth orës 13:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit, Policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se dy persona të dyshuar nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash”, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

- Advertisement -

Ahmeti shtoi se Policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat