spot_img
E enjte, 12 Mars, 2026
01:54
HomeKosovaRikthehet acari në Kosovë

Rikthehet acari në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dita e premtë nis me acar dhe kthjellime. Temperaturat minimale zbresin deri në -7C e -9C, lokalisht deri në -11C.

Ditën vransirat shtohen, e përgjatë mbrëmjes të reshura shiu apo dhe shiu të akullt përfshinë gradualisht vendin nga perëndimi në lindje.

- Advertisement -

Viseve malore reshjet kryesisht do të jenë në formë dëbore. Temperaturat maksimale shënojnë rritje në 3C e 5C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 1-4m/s.

Ditën e shtunë mbetet mot kryesisht me vransira, kohëpaskohe të shoqëruara me reshje të dobëta shiu, derisa viseve malore me reshje dëbore. Temperaturat më të larta shkojnë deri në 2C e 5C. Më vonë gjatë mbrëmjes reshjet e shiut shndërrohen në dëborë, e vazhdojnë me intenzitet të dobët ditën e diel.

- Advertisement -

Temperaturat zbresin në -3C e 0C. Era ndryshon drejtimin në verilindje dhe frynë me intenzitet të lehtë dhe mesatarë 3-7m/s.

Sipas parashikimeve të fundit ditëve të para të javës së ardhshme, parashihet mot më i acartë, me minimale që zbresin deri në -10C, me gjasë që dhe maksimalet të mbesin në vlera negative prej -2C. Priten edhe intervale me diell.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat