spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:40
HomeKulturëShowBizRikthehet Genta Ismajli, përlotet kur pyetet për kthimin në muzikë

Rikthehet Genta Ismajli, përlotet kur pyetet për kthimin në muzikë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas shumë kohësh shkëputjeje nga muzika dhe intervistat, është shfaqur më në fund këngëtarja e njohur gjilanase, Genta Ismajli.

Ajo ka folur për përpjekjet e saj që të jetë pjesë e industrisë së muzikës.

- Advertisement -

“Kam bashkëpunuar me shumë producentë. Madje kam shkuar e kam takuar në Hollywood shumë emra të njohur. Kam punuar, por që atëherë nuk kam ditur me të thënë të drejtën. Tani me eksperiencë jam më e qartë. Kam harxhuar para sa kam mundur, edhe asgjë”.

Tani që është më e qartë profesionalisht, a është vonë apo është ende në kohë?

- Advertisement -

“Absolutisht që është vonë. Unë prapë kam besim edhe nuk ndihem fare që kam bërë diçka. Akoma kam për të dhënë. Akoma do të bëj. Më dhëntë Zoti shëndetin edhe kjo është”.

Me cilin këngëtar do të bënte një bashkëpunim në të ardhmen?

“Ndoshta me Mozzik”.

A do të donte ajo të bënte një koncert të madh në stadium?

“Tani u mbusha me emocione. (përlotet) Po, më ka marrë malli shumë. Do doja shumë në fakt të kisha një ekip profesional që të më shtynte përpara si artiste që të punoj shumë dhe të jenë besnik. Atë kërkoj dhe nëse nuk e gjej atë, nuk do të nis me muzikë”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat