spot_img
E enjte, 30 Tetor, 2025
21:50
HomeEkonomiRikthehet në funksion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”

Rikthehet në funksion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B2 e Termocentralit Kosova B është rikthyer në punë.

Në njoftimin e KEK-ut, thuhet se njësia B2 është rikthyer në operim dje, rreth orës 12:00 dhe aktualisht njësia është duke operuar me një kapacitet prej rreth 290 MWh, pasi ishte ndalur më 26 tetor 2025, si rezultat i rrjedhjeve të evidentuara në kaldajë.

- Advertisement -

Menjëherë pas krijimit të kushteve të nevojshme për ndërhyrje, siç thuhet të gjitha ekipet teknike të mirëmbajtjes dhe operimit janë mobilizuar plotësisht dhe kanë punuar pa ndërprerje për sanimin e defekteve të paraqitura, me qëllim të rikthimit sa më të shpejtë të njësisë në funksionim normal.

Korporata Energjetike e Kosovës po ashtu ka dalë edhe me një sqarim për opinionin publik se ndaljet e njësive gjeneruese në termocentrale të këtij tipi janë procese të zakonshme teknike që ndodhin si pasojë e rrjedhjeve të ujit në kaldaja, ku janë të vendosura mbi 500 kilometra gypa.

- Advertisement -

“Duke marrë parasysh kohën e gjatë të shfrytëzimit të këtyre pajisjeve, rrjedhjet e tilla janë të pashmangshme dhe adresohen rregullisht nga ekipet tona profesionale. Është e rëndësishme të theksohet se edhe operatorët e tjerë të sektorit energjetik në vend përballen me defekte të natyrave të ndryshme teknike, madje edhe në baza ditore, dhe këto situata asnjëherë nuk alarmohen në publik. Prandaj, keqinterpretimet dhe keqinformimet që lidhen me ndaljen e përkohshme të njësive i konsiderojmë të dëmshme si për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.), ashtu edhe për sistemin energjetik të vendit në tërësi.Në mënyrë të veçantë, dëshirojmë të theksojmë se ndaljet e zakonshme teknike nuk kanë asnjë lidhje me projektin madhor të modernizimit të turbinave në Termocentralin “Kosova B”, një projekt që përfaqëson një nga investimet më të mëdha dhe më të suksesshme të dekadave të fundit në KEK”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat