spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:39
HomeKulturëRikthehet në jetë Kalaja e Bashtovës, e hapur për vizitorë pas restaurimit

Rikthehet në jetë Kalaja e Bashtovës, e hapur për vizitorë pas restaurimit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kalaja e Bashtovës, dikur një sit historik i braktisur, sot është rikthyer në jetë dhe është gati për të mirëpritur vizitorët, falë mbështetjes së Bashkimit Evropian nëpërmjet programit EU4Culture, zbatuar nga UNOPS.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ftoi sot të apasionuarit pas trashëgimisë kulturore që të bashkohen në një aktivitet të hapur për publikun, i cili do të sjellë historinë në jetë, përmes mureve të restauruara, një qendre të re për vizitorët, dhe një eksperience multimediale që lidh të shkuarën me të tashmen.

- Advertisement -

Aktiviteti do të mbahet më 29 gusht.

“Kjo nuk është thjesht një festë, është fillimi i një kapitulli të ri për një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Shqipëri”, theksoi ministri Gonxhja.

- Advertisement -

Kalaja e Bashtovës është një kështjellë katërkëndore mesjetare e vendosur në fushën pjellore pranë grykederdhjes së lumit Shkumbin, përballë detit Adriatik në Shqipërinë qendrore, afërsisht 2 km nga fshati Vilë Ballaj.

Në mesjetë, kjo zonë ishte port i rëndësishëm për tregtinë e drithërave dhe pjesë e rrugës historike Via Egnatia, që lidhte bregdetin me pjesët e brendshme të Gadishullit Ballkanik.

Në vitin 2017, Kalaja e Bashtovës u fut në listën e tentativës së UNESCO-s për trashëgimi botërore, për shkak të vendndodhjes së saj të veçantë dhe rëndësisë historike. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat