spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:18
HomeEkonomiRikthehet në operim njësia A4 në TC Kosova A

Rikthehet në operim njësia A4 në TC Kosova A

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A4 e Termocentralit Kosova A, është rikthyer në operim.

Sanimi i defektit në kabllot e matjeve, i cili kishte ndodhur si pasojë e një lidhjeje të shkurtër, ka përfunduar nga profesionistët e korporatës në një kohë optimale.

- Advertisement -

“Falë këtij vullneti dhe përkushtimi të menaxhmentit dhe stafit të TC Kosova A, startimi i njësisë ka filluar sot me dt: 20.10,2024 pas mesnate. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, ajo është sinkronizuar me rrjetin elektrik në ora 05:04 dhe gjendja e saj tani është stabile”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat