spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
09:13
HomeSportRikthehet në skenë emri i Igli Tares, zbulohen edhe lojtarët që do...

Rikthehet në skenë emri i Igli Tares, zbulohen edhe lojtarët që do t’i transferoj në Milan

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Itali janë të bindur se do të jetë Igli Tare drejtori i ri sportiv i Milanit.

Shqiptari ka mposhtur konkurencën dhe pritet që të marrë postin brenda pak ditësh.

- Advertisement -

Koha për të përgatitur skuadrën për sezonin e ri nuk është në krah të Milanit pasi Tare u ka bërë të qartë etikën e tij në punë.

Ai u ka thënë drejtuesve se nuk do të bëjë asnjë hap në merkato pa u zyrtarizuar në fillim në organigramën e kuqezinjve.

- Advertisement -

Muajt e parë në Milano do të jenë të vështirë për Taren pasi në Milano kanë disa çështje për të zgjidhur.

Si fillim i duhet të gjejë një zëvendësues për Konseisaon.

Portugezi do të laregohet në fund të sezonit dhe objektivi kryesor i Tares është afrimi i Vinçenco Italiano, i cili ka një kontratë me Bolonjën.

Ndërhyrjet e tjera do të jenë edhe sa i përket ekipit.

Siç dihet mungesa e pjesëmarrjes së Milanit në kupat e europës vitin që vjen mund të shtyjë disa yje që të kërkojnë të largohen.

“Gazzetta dello Sport” ka bërë me dije se Tare do të punojë për të firmosur me lojtarë si Ndoye, Luka, Udogie dhe Xhila.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat