Forcat izraelite kanë vrarë 10 persona në Gaza, në sulmin e ri që kanë nisur në këtë pjesë.
Viktimat pësuan nga bombardimet e avionëve në një bllok banimi.
Mbrojtja Civile e Gazës njoftoi se të 10 palestinezët e vranë, ishin civil që po përgatiteshin për gjumë dhe u shënjestruan pa asnjë paralajmërim paraprak.
Raportohet për sulme edhe në afërsi të spitalit Kamal Adwan, ku ushtria izraelite ka vendosur robotë të ngarkuar me eksplozivë dhe i ka shpërthyer ata, duke shkaktuar shkatërrim të gjerë në ndërtesat e banimit.
Gjithashtu, kolonët e armatosur izraelitë sulmuan disa automjete palestineze në hyrje të fshatit al-Mazraa al-Gharbiya, në veriperëndim të Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar, raportoi Rrjeti i lajmeve Quds dhe Qendra e Informacionit Palestinez.



