spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
08:47
HomeKosovaZgjedhjet 2025Rinumërohen 65 % e vendvotimeve

Rinumërohen 65 % e vendvotimeve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 65 për qind e vendvotimeve. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, që tha se janë rinumëruar 1,662 vendvotime nga 2,557 sa do t’i nënshtrohen këtij procesi riunumërues me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e diel, 25 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar 65% apo 1,662 nga 2,557 vendvotime”, bëri të ditur ai.

- Advertisement -

Zëdhënësi i KQZ-së tha se në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

Ndërkohë, KQZ-ja planifikon që deri në fund të këtij muaji të përfundojë procesin e rinumërimit në mënyrë që t’i hapet rrugë shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të shkuar, çka planifikon që ta bëjnë në fillim të shkurtit.

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që në rinumërim të shkojnë të gjitha vendvotimet në nivel vendi pasi u evidentuan manipulime me vota të kandidatëve.

Nën dyshimet për këtë vepër penale sot i është caktuar masa e paraburgimit 23 personave që ishin në mesin e 109 të ndaluarve në Prizren, pas aksionit të Prokurorisë Themelore atje, lidhur me dyshimet për falsifikim rezultatesh.

Prokuroria e Shtetit ka kërkuar mbledhje informatash e provash nga Prokuroritë Themelore në mbarë vendin për të parë nëse ka elemente të kryerjes së kësaj vepre penale e sanksionuar me Kodin Penal të Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat