spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
05:09
HomeKosovaZgjedhjet 2025Rinumërohen 73% e vendvotimeve

Rinumërohen 73% e vendvotimeve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sipas rezultateve të publikuara nga Qendra së Numërimit dhe Rezultateve, deri më tash nga 2 mijë e 557 vendvotime, janë rinumëruar 1 mijë e 887, apo 73.80 për qind, duke bërë që procesi i rinumërimit të përmbyllet në 25 komuna.

KQZ-ja planifikon që deri në fund të këtij muaji të përfundojë procesin e rinumërimit në mënyrë që t’i hapet rrugë shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të shkuar, çka planifikon që ta bëjnë në fillim të shkurtit.

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që në rinumërim të shkojnë të gjitha vendvotimet në nivel vendi pasi u evidentuan manipulime me vota të kandidatëve.

Nën dyshimet për këtë vepër penale sot i është caktuar masa e paraburgimit 23 personave që ishin në mesin e 109 të ndaluarve në Prizren, pas aksionit të Prokurorisë Themelore atje, lidhur me dyshimet për falsifikim rezultatesh.

- Advertisement -

Prokuroria e Shtetit ka kërkuar mbledhje informatash e provash nga Prokuroritë Themelore në mbarë vendin për të parë nëse ka elemente të kryerjes së kësaj vepre penale e sanksionuar me Kodin Penal të Kosovës.

Para daljes në pah të problemeve me manipulimin e votave për kandidatë, KQZ-ja pati paraparë 19 janarin për shpallje të rezultateve përfundimtare.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat