spot_img
E martë, 23 Dhjetor, 2025
22:50
HomeKulturëRita Petro fiton çmimin “Poeti Laureat 2025-2027”

Rita Petro fiton çmimin “Poeti Laureat 2025-2027”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit vlerësoi Rita Petron me çmimin “Poeti Laureat 2025-2027”.

Petros iu dorëzua çmimi nga poeti e shkrimtari Primo Shllaku. Vlerësimi shkon përtej suksesit personal dhe shënon një moment të rëndësishëm për letërsinë shqipe bashkëkohore.

- Advertisement -

“Mendoj që kjo lloj poezie të shkojë sidomos tek të rinjtë, sepse duke qenë brenda programeve shkollore, unë e di që aty janë të kufizuara dhe në përgjithësi bëhet poezia e traditës. Kështu që kurset e hapura dhe punëtoritë me studentë dhe ata që duan të shkruajnë, por edhe kurset e hapura e leximet e hapura dhe për ata që duan të krijojnë bashkëbisedim, sepse në fund të fundit, poezia na zhvesh nga komplekset”, u shpreh poetja Rita Petro.

Misioni i çmimit “Poeti Laureat” është të nderojë autorë që, përmes fjalës poetike të pasurojnë gjuhën artistike dhe mbajnë gjallë dialogun mes letërsisë dhe shoqërisë. Ky çmim i jep poezisë një hapësirë më të madhe në vëmendjen publike dhe rikujton se fjala poetike mbetet një mjet i fuqishëm reflektimi dhe ndërgjegjësimi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat