spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:44
HomeRajoniShqipëria"Rivendosja e Demokratizimit: Berishizmi dhe Sfidat e Opozitës Shqiptare"

“Rivendosja e Demokratizimit: Berishizmi dhe Sfidat e Opozitës Shqiptare”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Berishizmi ka marrë peng opozitën në Shqipëri dhe po i shërben indirekt Edi Ramës, kryeministrit aktual, për të mbajtur pushtetin- kështu thuhet në koluaret politike publike dhe jo vetëm.

Që nga koha kur Sali Berisha është përballur me një proces “Non Grata” nga SHBA-të dhe Britania e Madhe, të cilat i kanë ndaluar atij dhe familjarëve të tij hyrjen në këto shtete për shkak të akuzave për “korrupsion dhe qeverisje abuzive”, situata politike ka ndryshuar ndjeshëm për të keq, për fatin e opozitës dhe mundësisë së ndërrimit në qeverisjen e Shqipërisë.

- Advertisement -

Në këtë kuptim, siç e dini, Partia Demokratike ka kaluar në një proces ndërrimi të kupolës udhëheqëse disa herë, siç poashtu thonë në analizën e shqipërisë politike, “aq herë sa i është dashur Sali Berishes”. Në krye të partisë ishte Lulzim Basha, i cili ishte promovuar nga vetë Berisha si një figurë e rëndësishme në kuadër të COP-it, një organ jo-formal i PD-së, pastaj Minister në disa dikastere në kuadër të qeverisë Berisha. Megjithatë, në dy vitet e fundit, Berisha e ka rimarrë Selinë Kryesore të PD-së në Tiranë përmes “rithemelimit”, një grup që synon të heqë Bashën nga udhëheqja dhe nga e drejta e përdorimit të vulës së partisë.

Në këtë mes, është fut sëfundmi edhe SPAK-u i Shqipërisë, një prokurori speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e mbështetur nga SHBA-të, ka ngritur kallëzime për Berishën dhe dhëndrrin e tij, me dyshimet për vendime abuzive me pronat publike gjatë kohës që ishte kryeministër. E rëndësishme të theksohet është se “Berisha sot po e mban peng Partinë Demokratike, duke mos i dhënë shansin një rotacioni të vërtetë me gjenerata të reja brenda partisë për ta ofruar PD-në si një alternativë serioze për qytetarët e Shqipërisë”, shprehen të njohurit me situatën në këto procese.

- Advertisement -

Sot, betejat politike janë më shumë për atë kush do ta udhëheqë PD-në sesa për të tentuar zëvëndësimin e qeverisjes se Edi Ramës në Shqipëri.

by: Storm-rks + mediat në Shqipëri
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat