spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:29
HomeEkonomiRizvanolli i quan dezinformata raportimet për import nga Serbia

Rizvanolli i quan dezinformata raportimet për import nga Serbia

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar në lidhje me disa raportime për import të energjisë nga Serbia, duke thënë se diçka e tillë nuk është e vërtetë, dhe se, ‘‘ajo që po quhet “import” i energjisë nga Serbia duke përdorur të dhëna të rrjedhave FIZIKE të energjisë mund të jetë ose DEZINFORMATË e qëllimshme ose veç PADITURI’’.

Rizvanolli ka shkruar edhe se, Serbia ka bllokuar tregtimin në linjat Kosovë-Serbi që nga pavarësimi energjetik i Kosovës më 2020, dhe se kjo arsye, ka shtuar ajo, është një nga shkaqet kryesore që shpesh ka ngarkesë të tepërt në linjat mes Malit të Zi e Kosovës dhe mes Maqedonisë së Veriut e Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat