spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
11:12
HomeEkonomiRizvanolli: Partneriteti mes Kosovës dhe Kanadasë është i shkëlqyer

Rizvanolli: Partneriteti mes Kosovës dhe Kanadasë është i shkëlqyer

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shumë takime gjatë qëndrimit në Kanada thotë Ministria e Ekonomisë t’i ketë bërë shefja e këtij dikasteri, Artane Rizvanolli.

Ata kanë renditur disa nga takimet më të rëndësishme që thonë se ka pasur ministrja Rizvanolli gjatë qëndrimit të saj javën e shkuar në këtë shtet.

- Advertisement -

“Ministrja, Artane Rizvanolli, ka vlerësuar se partneriteti mes Kosovës dhe Kanadasë është i shkëlqyer, duke theksuar se tani është koha që mbi këtë bazë të ndërtohet një bashkëpunim edhe më i thellë ekonomik, veçanërisht në sektorin e minierave dhe energjisë”, citon ministria e Ekonomisë fjalët e Rizvanollit.

Ata kanë rikthyer në kujtesë pjesëmarrjen e dy ministreve të kabinetit qeveritar Rizvanollit e Kusari-Lilës, në atë që quhet si konferenca më e madhe globale e eksplorimit mineral dhe industrisë minerare, PDAC 2026, e mbajtur në Toronto.

- Advertisement -

“Në kuadër të kësaj vizite, ministrja Rizvanolli u takua me René Legacy, Zëvendëskryeministër i provincës së Nju Bransvikut dhe Ministër i Financave dhe Bordit të Thesarit, njëherësh edhe Ministër i Energjisë, me të cilin këmbyen përvoja mbi politikat energjetike dhe zhvillimet në sektorin e energjisë. Po ashtu, ajo zhvilloi takime edhe me Brian Jean, Ministër i Energjisë dhe Mineraleve i Albertës, si dhe me Cory Hughes, Zëvendës-Ministër Asistent për Zhvillim të Burimeve në Ministrinë e Energjisë dhe Burimeve të Saskatcheëan, me të cilët diskutoi mundësitë për bashkëpunim ekonomik me fokus në sektorët e minierave dhe energjisë, si dhe hapat konkretë për avancimin e këtij bashkëpunimi në projekte të përbashkëta”, thotë ministria.

Gjatë qëndrimit atje, Rizvanolli ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të Parlamentit të Kanadasë, përfshirë Rob Oliphant, deputet dhe Sekretar Parlamentar i Ministres së Punëve të Jashtme, Claude Guay, deputet dhe Sekretar Parlamentar i Ministrit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Ahmed Hussen, deputet dhe Kryetar i Komitetit të Përhershëm për Punë të Jashtme dhe Zhvillim Ndërkombëtar, si dhe Kyle Seeback, deputet dhe ministër në hije për Punë.

Në këto takime, sipas ministrisë u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, mbështetjen e vazhdueshme politike për Kosovën dhe zhvillimet e përgjithshme në vend.

Sipas ministrisë, pjesëmarrja në PDAC 2026 shërbeu si një mundësi e rëndësishme për promovimin e potencialit të Kosovës në sektorin minerar dhe për zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare në fusha me rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik të vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat