E përfshira këto ditët e fundit në shkëmbimin e mesazheve me Faruk Mujkën, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për ndërmarrjen “Ibër Lepenci”.
Në vend se të sqarimeve për përmbajtjen e atyre mesazheve, shumë nga të cilat ishin denigruese për personat tjerë, Rizvanolli ka prezantuar një video, përmes të cilës ka shfaqur disa prej punëve të kryera nga ndërmarrja, ku përfshihet kontrolli i Ujmanit dhe investimet në kanal, pas sulmit.



