spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
23:04
HomeEkonomiRizvanolli: Subvencionimi i klimave dhe pompave termike nuk rrit konsumin e energjisë,...

Rizvanolli: Subvencionimi i klimave dhe pompave termike nuk rrit konsumin e energjisë, ka pasur keqinformim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ditëve të fundit Kosova është përballur me probleme të furnizimit me energji elektrike, për shkak të mbingarkesës në rrjetit.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot është takuar me përfaqësues të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe të Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

- Advertisement -

E pyetur se, a është strategji e gabuar subvencionimi i klimave e pompave termike, pasi nga inxhinierë të kësaj fushe thonë se janë pikërisht ato që rrisin konsumin e energjisë?, ajo ka thënë se, kjo është një prej atyre gjerave që ka pas keqinformim.

“Kjo është një prej atyre gjerave që ka pas keqinformim, nuk po them prej mediave, por në informim publik. Sigurisht që kur janë dizajnuar skemat e subvencionimit është menduar çdo detaj, prandaj edhe ka qenë kushti që nuk mund të përfitoni nga pajisjet ngrohëse eficente që ngrohin me energji elektrike përveç nëse jeni konsumator i cili është duke u ngrohur me energji elektrike me kalldaj, me pajisje jo efiçiente dhe nuk keni asnjë opsion tjetër. Nëse i shini kriteret e skemës këto kanë qenë kriteret e skemës. Nga të dhënat reale që i kemi nga konsumi i konsumatorëve që kanë përfituar shihet se në dimrin 2022-2023 në krahasim me vitin paraprak 2021-2022 përfituesit kanë konsumuar 19 për qind me pak mesatarisht. Përfituesit e klimave me specifikisht 24 për qind me pak mesatarisht se sa në vitet paraprake”, tha ajo.

- Advertisement -

E, përfaqësuesi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, ka theksuar se KESCO, si institucion përgjegjës për furnizimin e energjisë së munguar, është duke importuar energjinë e nevojshme, ndërsa KOSTT-i po shfrytëzon të gjitha kapacitetet balancuese në bashkëpunim me Shqipërinë.

“Ndërtimi i nënstacionit në Fushë Kosovë tashmë është finalizuar, duke zgjidhur problemet e furnizimit në zonat e Fushë Kosovës dhe Obiliqit. Për nënstacionin në Ferizaj, projekti është në fazën e fundit të punimeve dhe shpresohet të përfundojë deri në fund të këtij viti”.

Ndryshe, ministria e Ekonomisë dhe KOSTT, kanë ftuar qytetarët e Kosovës për kursim të energjisë elektrike, pasi ngarkesa ka arritur nivele rekord.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat