spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
14:23
HomeKosovaRohde: Dërgojeni në Kushtetuese draftin e BE-së, jam i bindur se Kosova...

Rohde: Dërgojeni në Kushtetuese draftin e BE-së, jam i bindur se Kosova do të anëtarësohet në KiE

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Kosova e ka humbur këtë vit mundësinë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Në një intervistë në Klan Kosova, ai theksoi se institucionet e Kosovës do të duhej ta kishin dërguar në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – një hap kyç drejt anëtarësimit në këtë organizatë evropiane.

- Advertisement -

Rohde u shpreh se dërgimi i draftit për shqyrtim në Kushtetuese do të ishte një hap i parë i nevojshëm për të ecur përpara në këtë proces, për të cilin ai mbetet optimist.

“E kemi thënë: sapo të bëhet ky hap i parë, duke ia dërguar gjykatës suaj (Gjykatës Kushtetuese) për shqyrtim, ne 100 për qind do të respektojmë vendimin e Gjykatës. Ne do të kemi një takim të jashtëzakonshëm në Këshillin e Evropës dhe do të shtyjmë për anëtarësim, dhe jam i bindur se Kosova do të kalojë,” u shpreh Rohde.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat