spot_img
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
17:33
HomeSportRoma e kthen veteranin

Roma e kthen veteranin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Largimi i Ivan Juric ishte vendimi i duhur dhe emri i ri i pankinës së “Verdhekuqve” duket të jetë special.

“Strategu” italian, Claudio Ranieri do të marrë përherë të tretë në karrierë në duar “Ujkonjat” romake, me 73-vjeçari që mesa duket ka përmbushur kriteret e Presidentit Dan Friedkin, të paktën këtë përshtypje la takimi që u zhvillua këtë të mërkurë në Londër mes dy paleve..

- Advertisement -

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, “veterani” i pankinës, i cili në fund të sezonit të kaluar kishte deklaruar se do të mbyllte përfundimisht karrierën kërkoi garanci në rrugën e tij brenda klubit dhe jo një rol të thjeshtë si shpëtimtar.

Ndërkaq, siç theksuam edhe më sipër për 73-vjeçarin Ranieri kjo është aventura e tretë si trajner te “Verdhekuqtë” pas periudhës dyvjeçare 2009-2011, e cila përfundoi me dorëheqjen e tij në mesin e sezonit të dytë dhe pas asaj në vitin 2019 kur pasoi të shkarkuarin Di Francesco për mbylljen e sezonit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat