spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
06:15
HomeSportRoma shkarkon Juricin, e pret Mancinin

Roma shkarkon Juricin, e pret Mancinin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Roma ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Ivan Juric.

Pas humbjes 3-2 ndaj Bologna-s në kampionat, klubi verdhekuq njoftoi largimin e teknikut kroat.

- Advertisement -

“Dëshirojmë të falënderojmë Ivan Juric për punën e tij të palodhur gjatë javëve të fundit. Ai ka menaxhuar një mjedis të vështirë me profesionalizmin maksimal dhe për këtë ne i jemi mirënjohës. I urojmë gjithë të mirat për të ardhmen e tij. Kërkimi për një trajner të ri tashmë ka filluar, në ditët në vijim do të zyrtarizojmë emrin”, thuhet në njoftimin e klubit.

Trajneri i Romës, pritet të jetë Roberto Mancini.

- Advertisement -

Sipas raportimeve nga Italia, marrëveshja mes palëve duket afër dhe lëvizja pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve të ardhshme.

Pas 12 javëve në Serie A, Roma mban vendin e 12-të me 13 pikë të grumbulluara.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat