spot_img
E shtunë, 23 Maj, 2026
20:33
HomeKulturëRomani “Valsi i lumturisë” i Ylljet Aliçkës fiton çmimin ndërkombëtar “Letteratura dal...

Romani “Valsi i lumturisë” i Ylljet Aliçkës fiton çmimin ndërkombëtar “Letteratura dal fronte”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Romani “Valsi i lumturisë” (“Un sogno italiano”) i shkrimtarit shqiptar Ylljet Aliçka është vlerësuar me çmimin e parë ndërkombëtar “Letteratura dal fronte”, në edicionin e 23-të të këtij aktiviteti letrar, të organizuar në qytetin italian të Cassinos.

Çmimi, i themeluar nga qyteti martir i Cassinos në Itali, i dedikohet letërsisë europiane që, përmes rrëfimit artistik, dëshmon krizën njerëzore dhe kontribuon në ndërtimin e paqes.

- Advertisement -

Në shortlistën e këtij viti, kushtuar letërsisë shqiptare, një juri e përbërë nga 200 studentë të letërsisë nga Universiteti i Triestes dhe Universiteti i Cassinos përzgjodhi katër romane të botuara në Itali: “Libero” të Lea Ypit, “Il paese dove non si muore mai” të Ornela Vorpsit, “Aquila nera” të Anita Likmetës dhe “Un sogno italiano” të Ylljet Aliçkës.

Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimit për shkrimtarin shqiptar do të zhvillohet më 3 tetor në qytetin e Cassinos.

- Advertisement -

Ky çmim ndërkombëtar është fituar më parë edhe nga emra të njohur të letërsisë europiane, mes tyre nobelisti hungarez Imre Kertész me romanin “Essere senza destino”, shkrimtari kroat, Miljenko Jergović me “Le Marlboro di Sarajevo” dhe autorja franceze, Alice Ferney me romanin “In Guerra”. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat