spot_img
E martë, 28 Tetor, 2025
00:14
HomeKulturëRoza Anagnosti, ikona e skenës dhe ekranit shqiptar

Roza Anagnosti, ikona e skenës dhe ekranit shqiptar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Roza Xhuxha Anagnosti, një prej ikonave të artit skenik dhe kinematografik shqiptar, kremton sot 82-vjetorin e lindjes.

Roza Xhuxha lindi më 27 nëntor të vitit 1943.  Që herët Roza do të mësohej me dritat e prozhektorëve. Rrugëtimi i saj skenik nisi në “Shtëpinë e pionierit” në Shkodër, ku nën kujdesin e muzikantëve Tonin Harapi dhe Prenk Jakova do të latonte dhuntitë e saj artistike.

- Advertisement -

Pas roleve të para në Teatrin Migjeni”, në vitin 1963 debutoi në kinematografi me rolin e mësueses në filmin “Detyrë e posaçme”. Gjatë xhirimeve të filmit “Toka jonë”, të regjisorit Hysen Hakani, ku interpretonte personazhin e Files, Roza njohu dashurinë përmes objektivit të kamerës, me Dhimitër Anagnostin, asokohe kameraman i filmit.

Roza dhe Dhimitër Anagnosti do të formonin një prej çifteve më të angazhuar në prodhimet e Kinostudios “Shqipëria e re”.

- Advertisement -

Disa prej roleve më të vlerësuar të Roza Anagnostit janë në filmat: “Fije që priten”, me të cilin fitoi Medalionin e Festivalit të vitit 1977 si dhe “Mësonjëtorja” për të cilin u vlerësua me çmimin “Aktorja më e mirë” si dhe mori Kupën e Festivalit të vitit 1981. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat