spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:59
HomeKulturëShowBizRozana ballafaqohet me Gertën: Dil nga shtëpia ...

Rozana ballafaqohet me Gertën: Dil nga shtëpia …

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Rozana u zgjodh finalistja e parë e këtij edicioni në Big Brother VIP në një televotim kokë më kokë me Gertën.

Kjo gjë ka nxitur debate mes banorëve, të cilët disa prej tyre nuk besojnë te televotimi.

- Advertisement -

Gjatë Prime-t të së martës, ky debat u përcoll kështu:

Rozana: Të them të drejtën, mbrëmjen që erdhi rezultati i votimit, mu duk sikur Gerta e mori me pozitivitet. Kur erdhëm në shtëpi, Jozi dhe Gjesti i thanë që Gerta duhet të linte shtëpinë. Unë nuk fola, sepse vura veten në vendin e Gertës. Të nesërmen filluan të gjithë duke më bërë figurën pis. Gerta tha se publiku i bënte zemra. Mbaj mend që publiku nuk shihej fare nga dritat. Nëse Gerta mendon se unë nuk e kam merituar, e ftoj Gertën të dalë nga shtëpia dhe ta lërë këtë lojë, nëse produksioni ka bërë një pabesi.

- Advertisement -

Gerta: Nga goja ime nuk ka dalë asnjë moment as produksioni dhe asgjë tjetër.

Rozana: Të vish e të më thuash që nuk e kam merituar… Mund të ketë qenë një televotim shumë i ngushtë. Por vetëm të hedhin vrerë Gerta, Gjesti dhe Egli nuk e kuptoj.

Gerta: Ndonjë vrer nga mua kishe në atë klip?

Rozana: Ke thënë që nuk e kam merituar. Që publiku të do ty. Ti më ke bërë pis figurën prej dy ditësh. Unë prapëseprapë nuk jam ndjerë. Kur u zgjodhe e preferuara e shtëpisë, unë nuk kam bërtitur.

Gerta: Nuk e fshin dot të shkuarën në këtë shtëpi. Në përballjen që ishim të dyja më pe me inat të tmerrshëm dhe e ke pranuar vetë.

Rozana: Mu kujtuan të gjitha të zezat që më ke bërë mua në këtë shtëpi. Je e vetmja grua që më ke shtypur një buton që nuk ma ka shtypur njeri. Nëse nuk ke ardhur ta fitosh vetë, atëhere dil nga shtëpia.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat