Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me përleshjen e ndodhur në Prishtinë, duke zbardhur ngjarjen dhe identifikuar palët e përfshira.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Sot rreth orës 20:00 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë”, tha ajo.
Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Tutje, ajo bëri të ditur se policia ka arrestuar 5 persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast.
“Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.



