spot_img
E diel, 2 Nëntor, 2025
20:09
HomeRajoniShqipëriaRrëfimi i ndjerë i Xhoana Nanos, nga njohja dhe kalvari i jetës...

Rrëfimi i ndjerë i Xhoana Nanos, nga njohja dhe kalvari i jetës me ish-kryeministrin shqiptar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Me lot në sy dhe zë të dridhur, Xhoana Nano, bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, mbajti një fjalë të ndjerë gjatë ceremonisë së lamtumirës për bashkëshortin e saj, duke e cilësuar ditën e sotme si më të errëtën dhe më të trishtuarën e jetës së saj.

“Të dashur miq e dashamirës,

- Advertisement -

I nderuar zoti kryeministër, kjo është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem me njeriun që kalova një cerek shekulli jetë dhe që më lidhën shumë ëndërra, shpresa e zhgënjime të përbashkëta. Është një nga ato ditë që s’do doja ta kaloja. E njëjta ditë është dhe për fëmijët tanë. Këtu e një cerek shekulli më parë, rashë në dashuri me Fatosin, isha shumë e re atëherë nuk e kuptoja pse. Kisha rënë në dashuri jo thjesht me Fatosin si person, por dhe me vizionin e një Shqipërie ndryshe, tjetër nga ajo që po kalonim. Nuk e pata menduar me kaq qartësi atëhërë. Me kalimin e kohës, ditë pas dite, pata fatin të zbuloja te Fatosi vlera e cilësi që nuk janë. E ndjej për detyrë publike e morale që disa cilësi të tijat, me mirënjohje të thellë e them, që i njohim të gjithë, por ja vlen të përmblidhen. Sepse Fatosi ishte i vërtetë, ai nuk dinte dhe nuk donte të shtirej, e urrente populizmin. Besonte me shpirt në vlerat evropiane, ishte neveritës ndaj banalitetit, servilizmit dhe paaftësisë. Ai eci mes baltës së politikës pa u bërë pis prej saj. Ai nuk bënte asgjë përgjysëm, as punën, as miqësinë, as dashurinë. Ai kishte një zemër të madhe, që dinte të falte e të mirëkuptonte, hakmarrja ishte një cilësi që jo vetëm nuk e kishte, por as nuk donte ta njihte”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat